×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Edhe nëse ka marrëveshje finale ajo s’do të implementohet, nënshkruesit s’kanë legjitimitet

    Reporteri
    02 Korrik 2020 | 22:08

    Një marrëveshje finale nga kjo qeveri nuk do të mund të implementohet ngase kjo qeveri s’ka legjitimitet, kredibilitet dhe popullaritet. Kështu ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Reporteri.net.


    Këtë deklaratë Osmani e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi online në platformën Zoom ku kanë qenë të pjesëmarrës edhe Albin Kurti, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola Von Carmonrreth dhe Presidenti i Komisionit Parlamentar për Zvicër-Kosovë,  Cédric Wermuth që njëherë ishte edhe nikoqir dhe moderator i këtij bashkëbisedimi.

    Temë e këtij bashkëbisedimi ishte, “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?”

    https://www.facebook.com/vetevendosje/videos/2818041355185467/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!