×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Jam e bindur që do të ketë marrëveshje – Kosovës do t’ia japim Qeverinë që e meriton

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 20:32

    Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur që së shpejti do të ketë marrëveshje me Vetëvendosjen, për formimin e Qeverisë së re


    Ajo në RTK ka thënë se janë të gatshëm edhe për seancën konstituive, të cilën sot e caktoi presidenti Hashim Thaçi për 24 dhjetor.

    ‘’Unë jam e bindur që do të ketë marrëveshje së shpejti dhe në seancë do të jemi më se të përgatitur që Kosovës t’ia japim Qeverinë që e meriton’’, ka thënë ajo.

    ‘’Roli im është shumë aktiv. Unë nuk do të merrem me çështje të tilla sepse ka punë të mëdha që na presin përpara dhe nuk do të merrem me paragjykimet e askujt por të vazhdojë punën time intensive. Përderisa ka vullnet të madh, s’shoh gjasa që të dështojë marrëveshja. Çdo pengesë mund dhe duhet të tejkalohet’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!