×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Kjo është qeveri e Thaçit, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 14:58

    Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, kolegu i saj në parti, është Qeveri që votat i ka të siguruara nga Presidenti, Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.


    Në një deklaratë para mediave, kryetarja e Kuvendit dhe nenkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se votën e 61-të, Qeverisë që drejtohet nga LDK-ja, me kryeministër Avdullah Hotin, ia ka siguruar Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.

    “Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundershtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit të qytetarëve”, ka thënë ajo para mediave. Osmani nuk mori pjesë sot fare në seancë dhe atë e drejtoi Kujtim Shala nga LDK-ja.

    Qeveria e Avdullah Hotit u votua me 61 vota në Kuvend, 24 kundër dhe 1 abstenim.
    Osmani po i referohet një deklarate të deputetit Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.

    “Pasi më kanë ardhë në shtëpi presidenti dhe ish-kryeministri Haradinaj kam ndërruar mendje, vota ime do të jetë pro Qeverisë”, tha Shala në Kuvend.

    Osmani nuk është përgjigjur konkretisht nëse do të vazhdojë të qendrojë në krye të Kuvendit të Kosovës. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!