×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, nuk deklarohen për media

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 10:37

    Tre krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve në Prekaz.

    Pas homazheve mediat pritën që tre krerët e shtetit të deklarohen por ata vazhduan rrugën dhe nuk e thanë ansjë fjalë, shkruan Reporteri.net.

    Kjo shkaktoi jo pak habi te gazetarët të cilët u përgatitën se çfarë do të thoshin tre krerët më të lartë të shtetit.

    Për dallim prej tyre, pasi bën homazhe para mediave folën kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Memli Krasniqi tha se sakrifica titanike e familjes Jashari i dha drejtim luftës së UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

    Kurse Lumir Abdoxhiku deklaroi se me rënien e komandantit Adem Jashari dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi

    Memli Krasniqi bën homazhe në Prekaz: Me 5,6 dhe 7 Mars shënojmë ditët kur ka lindur liria e Kosovës

    Lumir Abdixhiku në Prekaz: Me rënien e Adem Jasharit dhe familjes Jashari lindi përpjekja finale për liri, shtet e pavarësi

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!