×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani me kryekuvendarin austriak: Mirënjohës për mbështetjen e Austrisë në rrugën tonë euroatlantike

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 10:06
    Presidentja e Kosovës,. Vjosa Osmani në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka

    Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Austri ishte ishte temë diskutimi në takimin mes Presidentes Vjosa Osmani me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë një vizite në Austri, Osmani tha se vendi i qëndron mirënjohës mbështetjes austriake në rrugëtimin euroatlantik.

    Përveç kësaj, Osmani tha se Austria mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

    Njoftimi i plotë i Osmanit:

    Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

    Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.

    Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!