×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani mirëpret miratimin e rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

    Reporteri
    15 Janar 2022 | 16:49

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

    Në një postim në Facebook, Osmani po ashtu ka theksuar se mirëpret edhe konsensusin e arritur mes grupeve parlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Osmani ka shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë.

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në Kosovë.

    Për miratimin e kësaj rezolute kanë qenë 76 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

    Kjo rezolutë përmban gjithsej 8 pika. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!