×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca COP28

    Osmani në Dubai: U prezantua vizioni i Kosovës përmes projekteve inovative

    Reporteri
    05 Dhjetor 2023 | 21:20

    Kosova për herë të parë në historinë e saj mori pjesë në nivel të kreut të shtetit në konferencën globale për ndryshime klimatike COP28, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Presidentja Vjosa Osmani në një shkrim në Facebook ka folur për takimet e shumta që ajo kishte gjatë këtij forumi, si dhe temat e diskutimeve.

    “Mikpritje e përkrahje e jashtëzakonshme nga Emiratet e Bashkuara Arabe, takime me liderë nga mbarë bota e thellim i bashkëpunimit. Krahas takimeve, prezantuam vizionin e Kosovës përmes projekteve inovative dhe partneriteteve me aleatë ndërkombëtar për t’i tejkaluar me sukses sfidat klimatike, duke siguruar një të ardhme më të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

    Përveç takimit me presidentin e Emirateve, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, Osmani gjatë konferencës në Dubai zhvilloi takime edhe me të deleguarin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, ish-sekretarin John Kerry, presidentët e Indonezisë, Kenias, Surinamit, Sllovenisë, Bullgarisë, Nigerisë, Gambisë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Danimarkës, Eswatinit, Çekisë, Antigua e Barbuda, Suedisë, Sao Tome dhe Principe, Libanit, mbretin e Lesotos dhe liderë të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!