×
  • Lajme
  • Lajme / Punimet e Asamblesë së OKB-së

    Osmani takon kancelarin Scholz: Krenarë për partneritetin e palëkundur me Gjermaninë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 12:16

    Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB.

    Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.

    Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

    “Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë.
    Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,  po qëndron në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

    Osmani gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është takuar edhe me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Presidentja th se temë diskutimi ka qenë edhe dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!