×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas kritikave se nuk e përmendi UÇK-në: Përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 19:19

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video mbi dy minutëshe në Facebook me anë të të cilës thotë se kundërshton atë që ajo e quan ‘luftë speciale e ndërtuar mbi të pa vërteta” kundër saj.


    Osmani u kritikua shumë ditën e djeshme, pasi kur ajo foli për betejën e Koshares në llogarinë e saj në Facebook, nuk përmendi fare UÇK’së.

    “Nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme”, thotë Osmani.

    “Lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë”, theksoi ajo.

    Shkrimi i plotë i Osmanit në Facebook:

    Të dashur qytetarë,

    Prekazi, Likoshani, Çirezi, Gllogjani, Loxha, Llapushniku, Vërrini, Tabet e Llapashticës, Shala e Bajgorës, Kosharja e Pashtriku, si dhe gjithandej në Kosovë ku Ushtria jonë Çlirimtare luftoi, janë frymëzimi ynë, burim i krenarisë dhe dhimbjes për të gjithë djemtë dhe vajzat e Kosovës që humbëm në luftën për liri. Por, nuk është hera e parë që bëhet një luftë speciale e ndërtuar mbi të pavërteta, sikur kjo e ditës së djeshme. Si çdoherë, po e përsëris, lufta e drejtë e UÇK-së, të gjithë dëshmorët e martirët, më së shumti nderohen kur ne punojmë mirë e drejtë për të gjallët dhe e ndërtojmë shtetin tonë mbi idealet që i kishin luftëtarët e lirisë dhe të gjithë ata që dhanë jetën për shtetin që e gëzojmë. Përtej propagandës së orkestruar, dëshmitë flasin ndryshe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!