×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas takimit me McKee: Kërkova mbështetje në përpjekjet për eliminimin e dhunës në baza gjinore

    Reporteri
    05 Dhjetor 2022 | 13:51

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka pritur në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee.

    Pas takimit, Osmani ka shprehur mirënjohjen për USAID-in për kontributin e dhënë në fusha të ndryshme në Kosovë.

    “Ne ju jemi mirënjohës që edhe vendi ynë ka qenë përfitues i shumë projekteve që janë mbështetur nga populli amerikan. Në emer të popullit të Kosovës, natyrisht që falënderimi është i madh për këtë kontribut të popullit amerikan”.

    “USAID-i ka kontribuar me më shumë se 1 miliardë dollarë në forcimin e intitucioneve të Kosovës, në demokratizimin e vendit tonë, në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, e në shumë fusha të tjera, që përfshinë edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”, u shpreh ajo.

    Osmani bëri të ditur se në takim me McKee ka kërkuar mbështetje në përpjekjet për eliminimin e dhunës në baza gjinore.

    “Sot diskutuam edhe për fushat e tjera të bashkëpunimit dhe më konkretisht kërkova mbështetje për përpjekjet tona për eliminimin e dhunës në baza gjinore dhe natyrisht që jam shumë e lumtur që mora përgjigje pozitive nga ana e USAID-it për përkrahje në këtë drejtim për ta luftuar këtë dukuri e cila për fat të keq është shndrruar në pandemi anë e kënd globit”, u shpreh tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!