×
  • Lajme
  • Lajme / Fitër Bajrami

    Osmani pas vizitës në BIK: Do të punojmë së bashku në të mirë të qytetarëve dhe shtetit tonë

    Reporteri
    10 Prill 2024 | 12:10

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nga Bashkësinë Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, ndërsa ka falënderuar BIK-un për rolin që luan në mënyrë që shteti të ecë para.

    Presidentja Osmani tha duhet punuar bashkërisht për të çuar përpara shtetin.

    “Ishim këtu për të nderuar kryemyftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, dhe nëpërmjet tyre, edhe shumë qytetarë për këtë festë të bekuar. Lutjet përgjatë Ramazanit të jenë të pranuara. Faleminderit për rolin që luan BIK-u në mënyrë që qytetarët tanë të ecin përpara. Dua t’i falënderoj për bashkëpunimin për sfidat me të cilat përballet vendi ynë. Për kontributin e dhënë gjatë Ramazanit. Të punojmë së bashku për qytetarët dhe shtetin tonë”, ka thënë Osmani.

    Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës është vizituar nga krerët e lartë shtetërorë, përfaqësues të partive politike dhe drejtues të tjerë të institucioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!