×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për 24 vjetorin e masakrës së familjes Berisha: Të mbijetuarit janë dëshmia gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

    Reporteri
    26 Mars 2023 | 17:56

    Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.

    Ajo ka shkruar se 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu dhe fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin.

    “24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar presidentja.

    Edhe kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familjeje.

    Kurti kujton se pas vrasjeve, serbët rrëmbyen edhe kufomat, dhe i zhdukën ato në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

    “Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kurti: E vërteta kriminale e shtetit ë Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!