×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për 25-vjetorin e rënies së Jasharajve: Gjaku i tyre u bë udhërrëfyes për çdo shqiptar

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 11:32
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

    Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari në Prekaz.

    Presidentja Osmani ka shkruar se gjaku i tyre i njomë u bë dritë e udhërrëfyes për çdo shqiptar.

    “Gjaku i tyre i njomë u bë dritë udhërrëfyese për çdo shqiptar! Lavdi përjetësisht!”, ka shkruar Osmani.

    Në 25-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars do të organizojë manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!