×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për çështjen e targave: Lufta jonë është kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 11:11

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për targat, afati i të cilit po afron, nuk është kundër serbëve të Kosovës.

    Osmani ka thënë se ky vendim është kundër bandave dhe në shërbim të sundimit të ligjit.

    Presidentja e vendit është shprehur se në këtë luftë, presin  përkrahjen e aleatëve në BE dhe në SHBA, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave dhe sundim të ligjit ne  presim të kemi përkrahjen e aleatëve tanë, edhe në BE edhe në SHBA”, u shpreh Osmani në një konferencë për media.

    Osmani foli edhe me presionin që po përballen qytetarët serbë që kanë pranuar të konvertojnë targat në RKS. Ajo tha se atyre po u digjen veturat dhe shtëpitë.

    “Ka një kohë e gjatë që qytetarëve serbë që po e respektojnë ligjin, po iu djegën shtëpitë e makinat.

    Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale që janë në listën e zezë të ShBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit. Kosova tashmë është  konfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në rajon në përmirësimin e sundimit të ligjit, dhe reformuesi i dytë në botë. Kjo dëshmon që veprimet tona kanë qenë të drejta, që reformat tona janë për sundim të ligjit dhe asessi kundër qytetarëve serbë.

    Vetë fakti që mbi 90 përqind të serbëve tashmë i përdorin targat legale, është dëshmi se ato nuk janë kundër qytetarëve serbë”, u shpreh Osmani.

    Kujtojmë se Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nga Beogradi paralajmëroi bllokim të rrugëve në veri, në rast se Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

    “Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd.

    Goran Rakiq nga Beogradi paralajmëron bllokimin e rrugëve në Veri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!