×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për hartën e Lajçakut: Kufijtë tanë u shënuan me jetët që mori gjenocidi i Serbisë, Kosova do të jetë përgjithmonë e pavarur

    Reporteri
    25 Shkurt 2021 | 22:39

    Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak që përdori një hartë, ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.


    Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar që Kosova do të jetë gjithmonë vend i pavarur dhe sovran.

    “Republika e Kosovës është do të jetë gjithmonë një vend i pavarur, i pandashëm & sovran. Kufijtë tanë u shënuan me humbjen e mijëra fëmijëve, grave dhe burrave, jetët e pafajshme të të cilëve u morën gjenocidi i Serbisë. Nuk mund të ketë neutralitet ndaj kësaj të vërtete”, tha Osmani në postimin e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!