×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Përgjithmonë do të nderojmë sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 19:54

    Presidentja Vjosa Osmani pasi mori pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka shkruar një status në Facebook.

    Ajo ka shkruar se përgjithmonë do të nderohet trimëria, vendosmëria e sakrifica e komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe vajzave e djemve të UÇK-së, por edhe të tjerëve që sakrifikuan që të jemi të lirë dhe të bëhemi shtet.

    “Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që ëndrra jonë shekullore për liri e për shtet të bëhet realitet”, ka shrkaur Osmani në Facebook.

    Kurse në shenimin e Epopesë së UÇK-së në kazermën “Adem Jashari ” ka deklaruar se “kjo liri dhe ky shtet mbajnë vulën e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të 3 mijë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mijëra luftëtarëve që i kemi edhe sot mes nesh”, tha ajo, duke shtuar se “ne u detyrohemi atyre”.

    “Shteti i Kosovës mban vulën e Adem Jasharit”, “Ai është i gjallë”, krejt çfarë thanë Osmani e Kurti në shënimin e Epopesë së UÇK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!