×
  • Lajme
  • Lajme / New York

    Osmani publikon pamje nga pritja e organizuar nga Scholz: Mes partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 18:10

    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga pritja e mbrëmshme e organizuar nga Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Osmani mori pjesë në këtë pritje me ftesë të Scholz, për nder të të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. Bashkë me Osmanin është parë edhe Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.

    “Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Kancelari Scholz, në mesin e partnerëve të shumtë e aleatëve të çmuar të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!