×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Si kryesues i OSBE-së i bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja në veri

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 14:34

    Kryediplomati i Maqedonisë Veriore, që kryeson OSBE-në përkrah mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës dhe kthimin e serbëve në institucione.

    “I bashkohem thirrjes për zgjedhje të reja dhe rikthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve, përfshirë asa të fundit në Ohër”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    Ai, në emër të OSBE-së, thotë se e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe e sheh atë si mënyrën e vetme për të shtensionuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Si Kryesues i OSBE-së, e përkrahi dialogun e udhëhequr nga BE-së, si mënyrën e vetëm për t’i ulur tensionet dhe për të siguruar stabilitet afatgjatë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë”, ka shkruar Osmani.

    Kryeministri Albin Kurti ka biseduar të enjten mbrëma me zëvendëskëshilltarin për Sigurinë Kombëtare në administratën Biden, Jonathan Finer.

    “E falënderova për thirrjen dhe u zotova për ta de-eskaluar tensionet. Kjo kërkon fundin e menjëhershëm të dhunës nga bandat e sponsorizuara nga Beogradi kundër zyrtarëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në këto komuna”, ka thënë Kurti.

    Ndërkohë, Kurti ka folur edhe me senatorët amerikanë Chris Murphy, Pete Ricketts dhe Jeanne Shaheen.

    “Heqja e bandave të dhunshme para ndërtesave komunale dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit është rruga përpara depërshkallëzimit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!