×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike, nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të të pagjeturve

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 15:37

    U.d së presidentes, Vjosa Osmani, në hapjen ekspozitës me 59 fotografi me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, tha se nuk duhet të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.


    Osmani tha se nuk ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike.

    “Jemi këtu shkaku asaj që ndodhi 23 vjet me parë. Ekspozita e sotme është për të nderuar 59 të rënët në Prekaz. Nëprmjet syrit të shtatë fotografëve. Secila fotografi ka një mesazh. Rruga që e kemi kaluar nuk ishte e lehtë. Përjetuam vrasje e dhunimet dhe ende jetojmë me pengun e akoma të pagjeturëve për të cilët nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i tyre”, tha ajo.

    “S’ka asgjë më të çmuar se kujtesa historike”, tha tutje ajo.

    Përveç ushtrueses së detyrës të pranishëm janë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, si dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni./eo

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!