×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet edhe me kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë zhvillimet e fundit

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:32

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi u takua edhe me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, me të cilin thotë se diskutoi zhvillimet e fundit.

    “Theksova rëndësinë e bashkëpunimit tonë të ngushtë në avancimin e rrugës së Kosovës drejt BE-së dhe e falënderova për udhëheqjen e tij në thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe ????”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.

    Osmani, ka takuar edhe kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, me të cilin kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë Kosovë-Britani e Madhe.

    “Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

    Presidentja Osmani ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

    Osmani tha se në këtë takim të shkurtër u dëshmua se Vuçiq nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Osmanit, presidenti serb, Vuçiq ankohej, vajtonte dhe nuk tregonte të vërtetën në takimin me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!