×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me Kryeministrin e Libanit, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fuqizim të marrëdhënieve diplomatike

    Reporteri
    18 Shtator 2023 | 21:10

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, në Neë York, ku mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, si dhe e ka njoftuar Mikatin për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

    Osmani ka folur edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i ka bërë ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.

    Njoftimi i plotë:

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

    Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

    Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

    Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!