×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për zbatimin e rregullores së BQK-së

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 21:04

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde.

    Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila hyri në fuqi më 1 shkurt dhe që e njeh Euron, si valutën e vetme me të cilën mund të bëhet pagesë, për hapat e institucioneve përkatëse ndërlidhur me planin e tranzicionit, për zbatimin e kësaj rregulloreje, transmeton Reporteri.net.

    Në njoftimin e Presidencën, u fol edhe për vizitën produktive dhe të rëndësishme të Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë në Kosovë, me ç’rast u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellim të metejmë të raporteve bilaterale.

    “Presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend, për përgatitjet për shënimin e 16 vjetorit të pavarësisë”, thuhet në njoftim.

     

     

    Qortimet e aleatëve, Kurti “zbutet pak” nga vendimi për dinarin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!