Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së, shkruan Reporteri.net.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, ndërsa ka shtuar se CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Postimi i saj:
Bashkëpunimi me Gjermaninë mbetet një nga prioritetet kryesore, e CDU si parti ka kontribuar ndër vite në kultivimin e marrëdhënieve tona bilaterale.
Sot, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova deputetët Annette Widmann-Mauz dhe Jürgen Hardt nga radhët e CDU-së.
Diskutuam rëndësinë e koordinimit dhe komunikimit të rregullt për t’u përballur me sfidat e sigurisë, avancimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. 🇽🇰🇩🇪