×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi

    Osmani telefonon Erdoganin për t’ia uruar ditëlindjen: Mirënjohës për mbështetjen e Turqisë

    Reporteri
    27 Shkurt 2024 | 10:04

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi ka treguar se përmes një telefonate i ka uruar ditëlindjen Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

    “Është kënaqësi të përshëndes për ditëlindje Presidentin Recep Tayyip Erdogan, gjatë telefonatës sonë sot, shoqëruar me urime të përzemërta për mirëqenien e tij në vazhdimësi” ka thënë ajo përmes një postimi në ‘X’.

    Më tutje ajo shtoi se gjithashtu kanë biseduar për marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë.

    “Ne diskutuam gjithashtu për marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë-Turqi dhe për të Forumin e ardhëm Demokratik të Antaljas. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e qëndrueshme të Turqisë” ka shtuar më tutje Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!