×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani udhëton në Bullgari, takohet me Clinton

    Reporteri
    17 Maj 2024 | 22:52

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari, me ftesë të ish-sekretares amerikane, Hillary Clinton, ku do ta marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

    përmes një komunikate, Presidenca ka njoftuar se Osmani e Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive.

    “Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarëve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile. Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Presidentja Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.”, thuhet tutje.

    Edhe vet Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është takuar me Clinton.

    “Një ditë edhe më speciale, me miken e madhe të popullit tonë, Sekretaren Hillary Clinton. 🇽🇰❤️🇺🇸”, ka shkruar presidentja Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!