×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e Dukagjinit: Presim reagimin e institucioneve lidhur me aksionin e sotëm të EULEX-it

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 20:13

    Zyrtarë të EULEX-it kanë kryer një aksion bastisjeje në zyrat e OVL të UÇK-së dhe kanë arrestuar kreun e kësaj Organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinajn.


    Për këtë aksion ka reaguar OVL e UÇK-së në Dukagjin.

    Përmes një komunikate, këtë akt e quajnë sa të pahijshëm aq dhe të dëmshëm për marrëdhëniet e tyre me Bashkësinë Ndërkombëtare, dhe me ata që pritet të ndajnë drejtësi.

    “Sjellja ndërkombëtare ndaj përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve me rastin e bastisjes së zyrave dhe arrestimin e kryetarit e nënkryetarit, sa është e pahijshme aq dhe e dëmshme për marrëdhëniet tona me Bashkësinë Ndërkombëtare, dhe me ata që pritet të ndajnë drejtësi. Drejtësi kjo e një anshme ku trajtohet vetëm UÇK e jo pala serbe. Për ne kjo është e pa pranueshme, andaj presim reagimin e institucioneve tona lidhur me rastin dhe jo heshtjen e tyre”, thuhet në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!