×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK e autorizon “avokatin e VV-së” për ta mbrojtur për dosjet e Speciales

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 12:19

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka autorizuar avokatin Tomë Gashi, për t’i mbrojtur përballë zyrtarëve të Gjykatës Speciale, të cilët iu shkuan për herë të dytë në zyrë.


    Ka qenë vetë avokati që njihet si “i VV-së” që ka konfirmuar se do të mbrojë OVL-UÇK, duke thënë “në mbrojtje të vlerës së shenjtë”, shkruan Reporteri.net.

    Gashi është ftuar tani të shkojë në zyrat e OVL-UÇK-së, për të biseduar me zyrtarët e Gjykatës Speciale, të cilët prej më shumë se një ore po qëndrojnë brenda zyrave.

    Ndërkohë, OVL e UÇK-së ka potencuar më herët se nuk do t’ia dorëzojë Gjykatës Speciale, dosjet që u lanë dje në zyrat e tyre nga “Rrufeja”.

    Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që zyrtarë të Speciales po hyjnë në këto zyra, pasi edhe javën e kaluar ishin aty për të marrë rreth 4000 dosje.

    Ndryshe, OVL e UÇK po e cilësojnë si të dështuar Gjykatën Speciale, dhe po e fajësojnë pikërisht atë për skandalin e rrjedhjes së këtyre dokumenteve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!