×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL-UÇK kërkon që të rriten edhe pensionet e veteranëve nëse rritet paga minimale

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 20:19

    Kryetari i OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, ka kërkuar që, në rast se rritet paga minimale në 250 euro, ashtu siç ka premtuar kryeministri Albin Kurti, pensioni për veteranët nuk duhet të jetë më i ulët, siç e përcakton Ligji për Veteranët e Luftës së UÇK’së.


    Klinaku këtë deklarim e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, derisa ka pasur kritika për të gjitha subjektet politike, që sipas tij, po i shfrytëzojnë për populizëm veteranët e luftës.

    “Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik”, ka deklaruar ai.

    “Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka thënë tutje ai.

    Sipas projektligjit të apostrofuar, “varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!