×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takohet me ambasadorin amerikan: “Koordinimi me aleatët garancë e sigurisë sonë nacionale”

    Reporteri
    08 Dhjetor 2022 | 15:49
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier

    Zhvillimet politike të fundit në vend ishin temë në takimin ndërmjet Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Theks i veçantë i diskutimeve, siç njoftoi Abdixhiku, ishte situata e sigurisë në në Republikën e Kosovës.

    “LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar Lumir Abdixhiku.

    “Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!