×
  • Lajme
  • Lajme

    Dua Lipa përmendet në Samitin e BE-së, Vjosa Osmani e fton Macronin në “Sunny Hill”

    Reporteri
    23 Qershor 2022 | 10:59

    Në selinë e Bashkimit Evropian, ka nisur Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

    Në takim po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjatë takimit me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen kanë përmendur edhe Dua Lipën, shkruan Reporteri.net.

    Ursula në një moment e pyet presidenten Vjosa Osmani se si është Dua Lipa, e kjo e fundit i tregoi se ajo po bën një punë të mrekullueshme me Festivalin “Sunny Hill”, derisa i tha se ajo po sjell emra të njohur.

    Vjosa Osmani gjithashtu ftoi edhe presidentin francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në “Sunny Hill” në Prishtinë./Reporteri./net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!