×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Fundi tragjik i volejbollistes afgane, e vrarë nga talebanët

    Reporteri
    21 Tetor 2021 | 17:49

    Militantët talebanë dyshohet se i kanë prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit.

    Lajmi është dhënë nga trajnerja e ekipit, e cila tregon fundin tragjik të sportistes. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në fillim të tetorit, por askush nuk mësoi për ngjarjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos flisnin.

    “Të gjithë lojtarët në ekipin e volejbollit dhe pjesa tjetër e atletëve femra janë në një situatë të keqe, të dëshpëruara dhe të frikësuara,” tha trajnerja.

    Mahjabin luajti për Klubin e Kabulit para rënies së qeverisë së Ashraf Ghanit, dhe ishte një nga lojtaret më të mira të ekipit.

    Fotografitë e tmershme të vrasjes kanë qarkulluar në mediat sociale disa ditë më parë.

    Me talebanët në kontroll të Afganistanit, të gjitha aktivitetet e grave në sferat sportive, politike dhe sociale kanë pushuar, dhe ende ka shqetësime për kufizimet dhe kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë, raportojnë mediat e huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!