×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova e para në rajon për përmirësimin e sundimit të ligjit, Kurti: Dëshmi se reformat tona po funksionojnë me shpejtësi

    Reporteri
    27 Tetor 2022 | 7:33

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një infografikë nga raporti i World Justice Project, ku Kosova renditet e para në rajon dhe e dyta në gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit.

    Kurti ka thënë se ky është konfirmim se reformat e Qeverisë së tij po funksionojnë.

    “Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Në Indeksin vjetor të Sundimit të Ligjit “World Justice Project”, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet si shteti i dytë në botë për përmirësim në fushën e sundimit të ligjit për vitin 2022.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!