×
  • Lajme
  • Botë

    Stoltenberg: Vendet anëtare të NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 20:38

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje vendeve anëtare të përshpejtojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, pasi shifrat e reja tregojnë se më pak se një e katërta po përmbush objektivin e aleancës.

    Stoltenberg tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vitin e kaluar tregoi se bota është bërë më e pasigurt dhe se aleatët e NATO-s duhet të përgjigjen duke vendosur dhe përmbushur qëllime më ambicioze ushtarake, shkruan Reuters.

    7 nga 30 vendet e aleancës përmbushën objektivin aktual për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2022, një më pak se në vitin 2021, para luftës në Ukrainë, sipas vlerësimeve në raportin vjetor të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, të publikuar sot.

    Ai deklaroi se pritshmëria e NATO-s ishte që dy anëtarë të tjerë të përmbushnin objektivin, por ekonomitë e tyre u rritën më shumë se sa pritej, kështu që shpenzimet e tyre si pjesë e PBB-së u reduktuan. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!