×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa panik: Kjo është arsyeja që numri i të infektuarve doli shumë i madh

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 15:55

    Shifra alarmante të rasteve me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.


    418 është rekordi i të infektuarve për një ditë në Kosovë, shifra këto që nuk janë shënuar asnjëherë që nga fillimi i pandemisë, shkruan Reporteri.

    Mirëpo, një nga arsyet pse në Kosovë kishte numër kaq të madh të rasteve është edhe numri rekord i testimeve. IKSHPK njofton se në 24 orët e fundit janë testuar testuar 1608 mostra.

    Ky është numri më i madh i testimeve të kryera deri më sot.

    Ndryshe, pas shifrave alarmante të të infektuarve në 24 orët e fundit, ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

    IKSHP-ja ka apeluar te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!