×
  • Lajme
  • Lajme

    Pa se Kosova nuk ishte në librat shkollor, 12 vjeçari detyroi shkollën në Suedi ta përfshijë

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 13:50

    Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.


    Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku Eriksson e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova.

    Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer te medha, ka shkruar Aurora. /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!