×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli flet për largimin e Agim Bahtirit: E kam pasur shok, ai e shfrytëzoi AKR-në

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 23:11

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot ka bërë koalicion me Nismën Socialdemokrate.


    Por në të njëjtën kohë, nga partia e tij është larguar kryetar i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

    Pacolli ka thënë se Bahtiri e ka shfrytëzuar AKR-në, derisa ka shtuar se Mitrovica edhe pas largimit të Bahtirit, do të mbetet bastion i partisë së tij.

    Ai ka treguar edhe dëshirën e kahmotshme të Agim Bahtirit për t’iu bashkuar Vetëvendosjes, por thotë se së fundi nuk i ka treguar se do të largohet nga partia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!