×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli paralajmëron se taksa mund të hiqet

    Reporteri
    27 Gusht 2019 | 21:51

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, tha se Qeveria e re do t’i hapë rrugë dialogut, teksa ka shprehur besimin se taksa do të hiqet.


    Ai ka thënë se marrëveshja finale me Serbinë duhet të arrihet.

    Duke folur në televizionin publik, Pacolli ka thënë se për Serbinë e cila po punon kundër interesave të Kosovës, Pacolli tha se Serbia po bën propagandë aktive kundër Kosovës.

    Për taksën, Pacolli tha se fillimisht ka qenë hap i qëlluar, por gjatë procesit është dashur të adresohen disa probleme vitale për Kosovën.

    “Liderët që thonë se nuk do ta heqin taksën po gënjejnë. Nuk është mirë të mashtrohet elektorati”, tha ai.

    “Isha ministër i Jashtëm por e kisha shumë vështirë, sepse nuk kisha mundësi të japë asnjë përgjigje për çështjet që ishin në tryezë. Thjeshtë nuk kisha informacion. Politika nuk ishte e koordinuar”, tha ai.

    Pacolli tha tutje se vizat nuk u liberalizuan thjeshtë sepse nuk është punuar sa duhet.

    “Liberalizimi i vizave varet edhe nga proceset e tjera”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!