×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli premton pallat për 3 muaj në Krujë, Rama tallet me të: Do të bëj statujë afër Skënderbeut

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 21:19

    Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


    Gjatë kësaj vizite, Rama u shoqërua edhe nga zv/ kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

    Ndërsa po diskutonin me banorët e prekur nga tërmeti për gjetjen e zgjidhjeve për strehimin e tyre, Pacolli tha se mund të ndërtojë një pallat brenda 3 muajsh.

    Kurse kryeministri Rama iu përgjigj me tallje, nëse e realizon, do t’i bëjë një statujë afër Skënderbeut.

    Behgjet Pacolli: Nëse nuk ka pengesa në rastin më të mirë, unë besoj një pallat, 45 banesa nga 80 metra katrorë, për 3 muaj duhet të kryhet.

    Edi Rama: Po na vendos Behgjeti ca kushte. Po i bëjmë edhe një statujë afër Skënderbeut. Duhet të bëhet projekt, projekti-zbatimi.

    Behgjet Pacolli: Po e bëjmë projektin.

    Edi Rama: Çfarë rëndësie ka. Edhe tre muaj po të jetë, 6 muaj. Duhet të gjejmë sistemim më të mirë sesa ky këtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!