×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli reagon lidhur me lajmin se bleu 100 mijë vaksina dhe kush e voton atë do e marrë falas

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 11:41

    Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas lajmeve të rreme të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale ditët e fundit lidhur me të.


    Portali me emrin ‘bota.live’ ka publikuar një lajm të rremë me titullin ‘Pacolli blen 100 mijë vaksina: Kush më voton e merr vaksinën falas’.

    Por përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka bërë thirrje tek qytetarët që të mos i besojnë këtyre lajmeve pasi që nuk ka asgjë të vërtetë, shkruan Reporteri.net.

    Ky është postimi i plotë i Pacollit:

    Ky “portal”, nëse është i tillë, boton lajme të rreme, mos u besoni këtyre gënjeshtrave të trilluara kush e di se ku dhe për çfarë arsye.

    Nuk ka asgjë të vërtetë,

    mos u besoni këtyre, ju lutem!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!