×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli shfaqet në Kuvend, pak para nisjes së seancës

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:14

    Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është parë në Kuvend disa minuta përpara se të fillojë seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë kjo e propozuar nga kryeministri Albin Kurti.


    Gazeta Express ka siguruar fotografi të tij në Kuvend, në kohën kur po mbahet konferenca e PDK’së nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të saj, Enver Hoxhaj.

    Nuk është bërë e ditur arsyeja e prezencës së Pacollit në Kuvend, ndonëse subjekti politik në koalicion, LDK, ka kërkuar nga kryeministri për tërheqje të propozimit ose ndryshe do ta bojkotojnë seancën e votimit të presidentes.

    Në ora 21:00 pritet të fillojë seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në të cilën parashihet dhënia e mundësisë së votimit të mërgatës nëpër konsullatat dhe ambasadat përkatëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!