×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli thotë se Tomor Morina është liruar

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 14:58

    Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, pritet të lirohet nga burgu.


    Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

    Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se u është mirënjohës autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje

    Postimi i plotë:

    Jam i lumtur që Gjykatat në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur për lirimin e Tomor Morinës dhe refuzimin e kërkesës serbe për ekstradim.

    Unë jam mirënjohës ndaj autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për vendimin parimor të marrë në lidhje me këtë çështje dhe bashkëpunimin që kemi pasur për ta zgjidhur atë në mënyrën më të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!