×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli uron Osmanin: Gjithmonë do të qëndrojë pas teje

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 22:51

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar Vjosa Osmanit për zgjedhjen presidente e Kosovës.


    Pacolli i cili mori pjesë në votimin e Osmanit, thotë se ‘mbetet konstruktiv’.

    Ai përmes një shkrimi në Facebook, tha se respekton vullnetin e qytetarëve.

    “Jam i lumtur që isha në gjendje të kontribuoj sot në votimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës”, thotë Pacolli.

    “Unë nuk jam një njeri i mbushur me urrejtje apo hakmarrje. Unë jam dhe mbetem konstruktiv dhe i hapur”, shtoi ai.

    “Unë gjithmonë do të respektoj vullnetin e qytetarëve! Unë do të qëndroj pas teje, Urime Zonja Presidente!”, shkroi Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!