×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak minuta para seancës për Presidentin, ambasadori amerikan përsëritë: Të gjithë deputetët të qëndrojnë në sallë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 17:59

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në mënyrë që të bëhet kuorumi për votimin e presidentit.


    Ai këto deklarime i ka bërë nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, pak minuta përpara se të fillojë seanca për votimin e të parit të vendit.

    “Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e presidentit. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, ka deklaruar ai.

    Deklarime të ngjashme kanë bërë edhe ambasadorë të shteteve të tjera mike.

    Seanca për votimin e Presidentit të gjashtë të Kosovës pritet të mbahet sot në ora 18:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!