×
  • Lajme
  • Lajme

    Pal Lekaj përuron autostradën “Arbën Xhaferi”: E gëzofshim së bashku

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 12:58

    Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidhë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.


    Lekaj ka thënë se kjo autostradë përveç me Maqedoninë e Veriut e lidhë Kosovën edhe me korridorin e dhjetë, njofton Klan Kosova.

    “Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës!”, është shprehur Lekaj.

    “Ju uroj për këtë vepër madhore dhe qytetarët tanë shpresoj që të kalojnë pa aksidente në këtë pjesë. Gëzuar e gëzofshim së bashku”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!