×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: Vjedhja vazhdon, VV do të ndërrojë vetëm emrat e plaçkitësve

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 11:43

    Njohësi i çështjeve politike, Dastid Pallaska, ka reaguar pas emërimit të njerëzve partiak, në bordet e ndërmarrjeve publike.


    Pallaska ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk paraqet asgjë më shumë se vazhdimësi të konceptit politik të këtyre 21 viteve që partitë politike dhe njerëzit e lidhur me politikë duhet t’i kontrollojnë të gjitha resurset ekonomike të këtij vend edhe ashtu të varfër.

    Shkrimi i plotë nga Pallaska:

    Nëse arrijmë të shohim përtej propagandës, do ta kuptojmë se në thelb partitë politike në Kosovë kanë vetëm një mos-marrëveshje ndërmjet vete sa i përket vjedhjes dhe keqpërdorimit të shtetit.Mos-marrëveshja ka të bëjë vetëm me shpërndarjen e pasurisë së vjedhur apo të keqpërdorur, asgjë më shumë.

    Kjo është arsyeja pse partitë politike janë kundër vjedhjes dhe keqpërdorimit të shtetit vetëm kur kjo bëhet nga kundërshtarët politik dhe vetëm kur këto parti politike nuk e marrin hisen e tyre në këtë plaçkë.Këtë e vërtetoi së fundi edhe Lëvizja Vetëvendosje me emërimin e militantëve të vet në bordet e ndërmarrje publike kryesore në vend.

    Kjo tregon se Lëvizja Vetëvendosje nuk paraqet asgjë më shumë se vazhdimësi të konceptit politik të këtyre 21 viteve që partitë politike dhe njerëzit e lidhur me politikë duhet t’i kontrollojnë të gjitha resurset ekonomike të këtij vend edhe ashtu të varfër.Rrjedhimisht, ndryshimi i vetëm që do të sjellë kjo parti politike janë emrat e përveçëm të keqpërodruesëve të cilët tani do të marrin hisen e plaçkës për të cilën kanë luftuar në rrugën e tyre për pushtet.Ndryshimi i vërtetë vjen vetëm atëherë kur shteti dhe partitë politike e zvogëlojnë kontrollin e tyre mbi resurset ekonomike të vendit dhe dhe ju mundësojnë qytetarëve të lirë të këtij vendi që me dijen dhe mundin e tyre të punojnë për t’i siguruar mirëqenien vetes dhe familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!