×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje +18: Momenti i zhvarrimit të familjes Jashari, Gërxhaliu shihet duke e puthur kafkën e komandantit legjendar

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 20:45

    Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, në një dokumentar të televizionit publik që ka të bëjë me zhvarrimin e familjes Jashari, shihet duke e puthur kafkën e komandantit legjendar, Adem Jashari.


    Gërxhaliu ishte ai që kishte marrë përsipër në vitin 2002 identifikimin e trupave të familjes Jashari, gjatë zhvarrimit të tyre.

    Për shkak të gabimeve që janë bërë gjatë varrimit të të vrarëve në luftimet në Prekaz, ka qenë e nevojshme që të bëhet zhvarrimi i tyre dhe që të bëhet identifikimi i secilit veç e veç.

    Ndërkaq televizioni publik ka realizuar një dokumentar që ka të bëjë pikërisht me ditën kur janë zhvarrosur anëtarët e familjes Jashari.

    Nga minuta 17:20, shihet Arsim Gërxhaliu duke puthur kafkën e skeletizuar të komandantit legjendar Adem Jashari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!