×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje brenda Forenzikës së Kosovës: Shenjat e gishtërinjve që i japin fytyrë kriminelëve kosovarë

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 19:04

    Ajo që do quhej daktiloskopi dhe që në fillim ishte një hetim primitiv, më vonë do të shndërrohej në një fushë shkencore.


    Kombinimi i lëmive si matematika, kimia e biologjia do shkriheshin për ta rikthyer kapjen e keqbërësve në një art investigimi.

    Edhe pamjet që do shihni nuk janë një pjesë e shkëputur nga drama televizive amerikane “CSI:Miami”, por është laboratori ku bëhet analizimi, klasifikimin dhe gjurmimi i vijave kapilare në Kosovë.

    Forenzika e Kosovës i ka mundësuar Albanian Post të bëjë xhirimin e ambienteve që nuk janë parë më herët nga publiku.

    Në këto pamje shihen të gjitha fazat e ekzaminimit dhe hetimeve që kryejnë ekipet e Forenzikës në laboratorët ku bëhet analizimi, klasifikimi dhe gjurmimi i materialeve që merren nga skena e krimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!