×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga rrahja në nëndegën e LDK-së në Koshare të Ferizajt

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 22:11

    Partia e Isa Mustafës assesi t’i lë anash grushtet në procesin zgjedhor që po mbanë nëpër degë. Pas rrahjes në Degën e Mitrovicës, grushtat kanë kërcitur edhe në nëndegën e kësaj partie në fshatin Koshare të komunës së Ferizajt.


    Major Mehmetali Hajdini nga Policia e Kosovës e konfirmoi rrahjen për Reporteri.net ku bëri të ditur se si pasojë e kësaj përleshje një person pësoi lëndime të rënda i cili edhe u dërgua për tretman mjekësorë në QKUK në Prishtinë, ndërsa u arrestuan katër persona

    Reporteri.net ka siguruar një video të kësaj rrahje ku shihet se si ka nisur përleshja mes anëtarëve të LDK-së në këtë nëndegë.

    LDK ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebookut të degës në Ferizaj.

    “Sot nuk u mbajt kuvendi zgjedhor i nëndegës se Koshares për shkak se ne te merrnin pjesë rreth 130 veta dhe nuk kishte gatishmëri për krijimin e kushteve statutare për konstituimin e kuvendit prej 51 anëtareve. Pas këtij akti disa nga të pranishmit reaguan në mënyre ekscesive duke provokuar situata te papranueshme për zgjedhjet në LDK. Në këto rrethana, kryetari i nëndegës, z. Valon Halimi, i njoftoi të pranishmit se shtyhet kuvendi për një datë tjetër, kur do të krijohen kushtet statutare për mbajtjen e tij”, shkruhet në njoftim.

    Por në anën tjetër një shpjegim krejtësisht ndryshe e ka ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Koshare të Ferizajit, Hajrullah Ademi.

    “Sot është mbajtur Kuvend i rregullt i nëndegës, fshati Koshare, ku prezent nga dega e LDK-së ishin Muharrem Svarça me të cilin kam punuar 4 vjet dhe Mehmet Neziri ish-drejtori i Bankës, pensionist dhe Valon Halimi kryetar i nëndegës së LDK-së fshati Koshare. Shkurtimisht Valoni e hapi mbledhjen pastaj e morri Muharremi, ia nisi ligjërata dhe e pa humbjen e tij sepse ishin mbi 100 delegatë dhe tentojke ta ndërprejë dhe në fund e ndërprejti. Filloi tensionimi, mua më qitën në korridor dhe pastaj ka filluar përleshja. Shkaku i Muharrem Svarçës që e tensionoi situatën. Është shkaktar sepse e njoh, kam punuar 4 vite me të dhe e njoh se si mendon”, ka sqaruar Hajrullah Ademi, ish-kryetar nëndege i LDK-së në Ferizaj. /Reporteri.net/.

    Rrahje edhe në nëndegën e LDK-së në Koshare, një person bëhet për spital

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!