×
  • Lajme
  • Lajme

    Pankartat në protestën kundër asociacionit me plot gabime drejtshkrimore

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 13:43

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” këtë të marte është mbajtur një protestë kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Ndonëse numri i pjesëmarrësve ishte i vogël, pankartat që ata mbanin në duar kishin shumë gabime drejtshkrimore.

    Në njërën nga pankartat thuhej se “në emerë të popllit shçiptar kunder asosacionit me shumic serbe”.

    Kujtojmë se sot në Ambasadën Amerikane në Prishtinë është mbajtur takimi i thirrur nga ta për  të diskutuar në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    Në këtë takim ishin të ftuar zyrtarë qeveritarë, liderë politikë e anëtarë të shoqërisë civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!