×
  • Lajme
  • Lajme

    Para 35 viteve janari në Kosovë shënonte temperaturë -30C, borë 2.5 metra lartësi

    Reporteri
    16 Janar 2020 | 12:59

    Për ndryshime klimatike flitet në gjithë botën, por gjeneratat më të vjetëra këtë mund ta dinë, vetëm nëse e kthejnë kujtesën pak mbrapa, kur në Kosovë dimrat ishin tejet të ftohtë e me shumë borë.


    Prishtina Weather, ka shkëputur faqet e gazetës Rilindja të para 35 viteve, ku raportohej për gjendjen e rëndë në vned, nga moti i keq.

    “Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”, shkruan kjo faqe që raporton për motin.

    Në atë kohë, Kosova cilësohej si vendi më i ftohtë në Europë, me tempreatura që shkonin deri në -30C.

    Temperaturat minimale që u regjistruan më 13 janar të vitit 1985 në vendin tonë janë si vijojnë më poshtë:
    Prishtinë – -27.2C,
    Pejë – -24.8, Gjakovë – -28C më 12 dhe 13 janar, Istog – -25C, Klinë – -30.8C, Dragash – -20C, Prizren – -23.6C, Mitrovicë – -29C, Ferizaj – -28.1C.

    Sipas matjeve në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra.

    Duhet të theksohet se atë vit edhe muaji shkurt ishte i ftohtë, dhe se kishte edhe mbi 5 ditë temperatura të ulëta nën -20C. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!